top of page

Vizioni i Ferizajit ndaj Qytetareve

Vizioni

​"JAM KRENARE QE JAM SHQIPATRE"

 

VISIONI I FERIZAJIT ESHTE TI BEJ KRENAR TE GJITHE SHQIPETARET QE JANE SHQIPETARE

​

Kuvendi i Ferizajit i vitit 1908, gjithsesi ngjarje e madhe e kohës në planin politik e diplomatik, e cila me vendimet e veta do të ndikonte në zhvillimet e brendshme shqiptare, për t`ua hapur rugën ngjarjeve tjera në Kosovë, kryengritjeve antiosmane të viteve 1910, 1911 dhe 1912 të cilat asnjëherë nuk u kurorëzuan me përmbushjen e idealeve të tyre.
Pavarësisht se në diskursin e historiografinë shqiptare vazhdon të mbretërojë mendimi se kjo ngjarje ishte mirë e organizuar dhe kishte thjeshtë karakter kombëtar.

Kuvendi i Ferizajit më 1908 përkon me planet austro-hungareze për ndërtimin e hekurudhës nga Sanxhaku nëpër Mitrovicë - Ferizaj - Shkup, e cila nga diplomacia vjeneze shihej si linjë strategjike për shtrirjen e ndikimit të saj në rajonin e Ballkanit Jugor dhe depërtimit në portin e Selanikut, respektivisht si linjë për amortizimin e influencës ruse në Europën Juglindore. Sic i arriti keto te gjitha Ferizaj, do te arrij perserij ti permbush nevojat e te gjithe qytetareve, ne krye me rinijn e saj.

Qyteti i Ferizajt, është vedbanim relativisht i ri. është një ndër qendrat më të reja të Kosovës, andaj ekonomia e këti qyteti është zhvilluar në vitet e vonshme.

Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet.

Zanafilla e ekonomisë së qytetit tonë fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveq fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar në kohën e pas luftës së dytë botërore.

Qyteti

bottom of page