top of page

Histroiku i  Ferizajit

Ferizaji ( është qytet në në jug të pjesës qendrore të Kosovës dhe është një udhëkryq i rëndësishëm, nëpër të cilin kalojnë rrugët kryesore lindje-perëndim dhe veri-jug. Nëpër këtë qytet kalojnë rrugët kryesore magjistrale që shkojnë edhe jashtë Kosovës. Ferizaji është një qytet relativisht i ri. Ka filluar të zhvillohet prej vitit 1873, kur këtu u ndërtua hekurudha dhe stacioni hekurudhor. Në atë kohë këtu ekzistonte një han (bujtinë), pronar i të cilit ka qenë Feriz Shashivari. Ferizaj e ka marrë emrin sipas pronarit të këtij hani.

Geografia

Ferizaj shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rendësishëm, sepse nëpër Ferizaj kolojnë të gjitha rrugët e rendësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perendim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorë,ka gjithsejt 44 fshatra, në të cilat jetojnë gjusma e popullatës së kësaj komune.

Dy fshatrat më mëdha janë Gremja dhe Komogllava, në të cilat jetojnë nga 6.000 banorë. Komuna e Ferizajt ka afro 145.000 banorë ,prej tyre gjysma jetojnë në qytet dhe gjysma në fshatra. Nga komunitetet tjera jetojnë rreth 3700 banorë, kryesisht Ashkalinjë,Romë,Goranë,Musliman,Serbë, në të cilat përbëjnë rreth 2.06% të populates.

Qyteti

Ferizaji sot është shëndrrruar në qendër të rëndësishme ekonomike . Sot ende funksionojnë fabrikat dhe ndërrmarrrjet e dikurshme ,të cilat ishin bazë për zhvillimin ekonomik të komunës ,siq janë Fabrika e Tubave të Qelikta ,Fabrika e Vajit , Kombinati i Drurit , Fabrika për Përpunimin e Frutave Ekzotike ,Fabrika e Tullave ,etj. Komuna kishte gjithsejt 19 ndërmarrje shoqërore . Këto ndërmarrje edhe sot funksionojnë por me vështërsi dhe presin të privatizohen .Sot,ekonomija private paraqet bartësen kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës .Në komunën e frizajt janë të regjistruara rreth 4000 biznese , ndersa numri i të punsuarve në ekonominë private është mbi 7000 mijë dhe është më i madh se numri i të punsuarve në ekonomin shoqërore .Komuna e Ferizajt ka një pjesë malore dhe ,të mbuluar me drunjë dhe kjo paraqet një pasuri natyrore të saj .Më herët kishte me qindra hektare plantacion pemësh , por tash për shkak të rrethanave nëpër të cilat ka kaluar ,janë lanë pas dore .Në fshatrat e Ferizajt kultivohet gruri,misri,luledielli,soja,patatja etj.

Diqka qka e bene Ferizajin te veqante nga te gjitha qytet tjera eshte pika me e ulet bregdetare ne disa fshatra, nje nder do eshte fshati Terrn. Bukurite mahnitese te ketij fshati e bejne Ferizajin te jete me ndryshe nga te gjitha qytet tjera.

bottom of page